Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pjesë e hetimeve edhe Rita Ora/ Yjet në telashe, Instagram do marrë masa për...

Pjesë e hetimeve edhe Rita Ora/ Yjet në telashe, Instagram do

Rrjeti social Instagram është zotuar të bëjë më shumë për të ndaluar shfaqjen e reklamave të fshehura në platformë pas një hetimi nga mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka hetuar aplikacionin në pronësi të Facebook për shqetësimet se shumë ndikues të rrjeteve sociale po promovojnë biznese ose shërbime pa bërë të qartë faktin se këto postime janë të sponzorizuara dhe rrjedhimisht të ardhurat nga këto marrëveshje mbesin të padeklaruara, shkruan DailyMail.

Instagram më parë është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të goditur blogerët që nuk arrijnë të deklarojnë siç duhet miratimet e paguara dhe çështjen më të gjerë të reklamave të fshehura, e cila është e paligjshme sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesë e këtyre hetimeve ku janë gjetur gabime në mos-deklarim të partneritet reklamues ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila prej kohësh përveç muzikës, ushtron edhe profesionin si influencuese e rrjeteve sociale, duke fituar shuma të majme parash nga bizneset me të cilat ka partneritet.

Si pjesë e angazhimeve të reja, Instagram ka rënë dakord të prezantojë një kërkesë të re, e cila do të shfaqet para se përdoruesit të postojnë, duke u kërkuar atyre të konfirmojnë nëse janë paguar në ndonjë mënyrë për të promovuar një produkt ose shërbim dhe u kërkon atyre që ta zbulojnë atë fakt qartë.

Etiketa ‘partneritet i paguar’ do të shtrihet gjithashtu për të gjithë përdoruesit, duke u mundësuar njerëzve që të bëjnë shenjë të qartë kur ata janë paguar në ndonjë formë për të promovuar një produkt në platformë.

CMA tha se Instagram ka rënë dakord gjithashtu se do të fillojë të përdorë teknologjinë dhe algoritmet e saj për të zbuluar postimet ku reklamat mund të mos jenë deklaruar siç duhet ose qartë, dhe t’i raportojë ata përdorues tek bizneset që promovohen.

Pjesë e hetimeve edhe Rita Ora/ Yjet në telashe, Instagram do

Pjesë e hetimeve edhe Rita Ora/ Yjet në telashe, Instagram do

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore