Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pjesë e filmit thriller në Itali, balerina shqiptare zbulon detaje të reja (FOTO)

Pjesë e filmit thriller në Itali, balerina shqiptare zbulon detaje

Ka disa vite që balerina e njohur, Klaudia Pepa, jeton në Itali ku vazhdon edhe karrierën. Prej kohësh, 28-vjeçarja ka treguar se do të jetë pjesë e një filmi italian.

Ndërsa së fundmi, Klaudia ka zuluar se prej 21 prillit do të mund ta shohim teksa aktron në “Reverse”, i cili është një thriller ligjor.

“Camera Look” shkruan se filmi është regji nga Mauro John Capece dhe me aktorët: Corina Coroneo, Adrien Liss, Lago Garcia, simonetta Ingrosso, Lorenzo Taroçhi dhe Gabriele Silvestrini.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

Në filmin “Reverse”, tregohet për një vrasës serial famëkeq të ‘Influencers’, një psikopat që i kryen krimet e tij duke përdorur gjithmonë një thikë blu. Ai mban emrin “vrasësi i thikës blu” dhe konsiderohet i paaftë për të kuptuar apo dëshiruar.

Në këtë film, Pepa luan Francesca-n, një ‘hacker’, e cila punon për policinë. Ndihma e saj dhe aftësitë kompjuterike luajnë rol kyç për të ndihmuar policen (Giulia Montelli) që merret me kapjen e vrasësit.

Pjesë e filmit thriller në Itali, balerina shqiptare zbulon detaje

Pjesë e filmit thriller në Itali, balerina shqiptare zbulon detaje

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore