Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pësoi paralizë në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja e njohur: Dua të ndaj makthin që po jetoj (FOTO)

Pësoi paralizë në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja

Moderatorja e njohur italiane, Mara Venier, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se ka pësuar paralizë. Teksa ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi nga spitali, moderatorja e emisionit të famshëm “Domenica In”, ka treguar se u paraqit te dentisti i saj për të bërë një impiant dhëmbësh.

Ky proces i ka zgjatur plot tetë orë dhe në fund të procesit ka humbur pjesërisht ndjeshmërinë në fytyrë, në zonën e buzës së poshtme dhe mjekrës.

Pësoi paralizë në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja

Si pasojë e kësaj, Venierit i është dashur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje te mjeku maksilo-facial për të korrigjuar këtë gabim, i cili mund të rezultonte fatal nëse nuk do të ishte kapur në kohë.

“Miqtë e Instagramit, dua të ndaj makthin që po jetoj. Të hënën e shkuar 31 maj shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh. Arrita në atë klinikë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 9.30. Dola në 17.30, pas 8 orësh!

Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës. Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do të flasim diku tjetër).

Të enjten nxitova për te kirurgu maksilofacial, i cili pasi kontrolloi gjendjen, të premten, më operoi për të hequr implantin që shkaktoi paralizën parciale. U shtrova në spital.

Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë, shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër”, ka shkruar moderatorja e famshme krahas fotos.

Pësoi paralizë në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja

Pësoi paralizë në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore