Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pogba flet si lider pas turpit të radhës nga Juventusi: “Mos e harroni kurrë se…”

Pogba flet si lider pas turpit të radhës nga Juventusi: “Mos e

Edhe pse ndodhet jashte per nje demtim qe pesoi ne gusht dhe pas operacionit te kryer kohet e fundit, Paul Pogba shkroi në rrjetet sociale pas humbjes 1-0 të Zonjës së Vjetër ndaj Monzas: “Ne kurrë nuk dorëzohemi, ne jemi Juventusi”.

Pogba bëri që zëri i tij të dëgjohet në Instagram, një ditë pas humbjes 1-0 të Juventusit kundër Monza, e dyta në më pak se një javë për gjigantët e Serie A. “Ne kurrë nuk dorëzohemi, sezoni është ende i gjatë. Ne jemi Juventusi”, shkroi ish-ylli i Manchester United duke postuar një foto të lojtarëve të Juventusit duke festuar dhe një që e tregon atë të veshur me nr.10 të Juventusit.

Futbollisti francez nuk ka bërë ende paraqitjen e tij të parë ne ndeshje zyrtare me Juventusin pasi u kthye në klub si agjent i lirë në verë. Ai pësoi një dëmtim të meniskut gjatë turneut veror të Juventusit në SHBA, duke iu nënshtruar një operacioni javën e kaluar pas një terapie konservative për një muaj, e cila nuk solli rezultate të kënaqshme.

Juventusi ka më shumë humbje (tre) sesa fitore (dy) në nëntë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Trajneri i tyre Max Allegri është nën presion në rritje pas një fillimi të dobët në Serie A dhe Champions League.

Vetëm Juan Cuadrado dhe Angel Di Maria kanë dërguar një mesazh për fansat në rrjetet sociale dje. Ylli argjentinas kërkoi falje për një karton të kuq direkt në pjesën e parë të ndeshjes në U-Power Stadium. Shumica e lojtarëve të Juventusit u kishin kërkuar falje tifozëve në fushë, duke shkuar nën sektorin e ultrasve qe kishin udhetuar nga Torino…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore