
“Për’puthen” është një program i vërtetë”, Fation Kuqari flet edhe për Fifin: Është... (FOTO)
Edhe pse u bënë disa ditë që ai është larguar nga “Për’puthen”, vijon të komentohet shumë në rrjetet sociale. Është fjala për Fation Kuqarin, i cili vendosi që të largohej nga programi pas një debati që pati me një nga konkurrentët, Erin.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, ku ka folur për emisionin “Për’puthen” dhe marrëdhënien e tij që ka me këngëtaren e njohur, Fifi.
Teksa po fliste për reality show-n, Fationi tha se “realisht i ka thyer të gjitha rekordet dhe nuk mund ta mohojë askush”.
I pyetur nëse ishte i vërtetë emisioni, ish-konkurrenti tha: “Normalisht që është i vërtetë, prandaj dilja nga vetja unë në shumë gjëra. Është shumë, shumë e vërtetë gjithçka, sepse thoshin disa jo ke program, po ti kisha bërë me program nuk do isha zënë me asnjë unë aty. Mund të kishin bërë aleanca me njëri-tjetrin, i mendon në shtëpinë e vet dhe i bën. Por që në program nuk kishte asgjë”.
Nga ana tjetër kujtojmë se Fationi dhe këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, janë përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme. Kjo për shkak të disa postimeve që kanë bërë në rrjetet sociale.
Por ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka zbuluar se ata po bashkëpunojnë së bashku për një projekt.
“Fifi është një këngëtare shumë e mirë, një vajzë shumë e mirë. Mund të them që është një projekt. Do më shikoni si këngëtar, si ta quaj di model, si figurant?”, shtoi Fationi.






“Po, të dua”/ Aktori i njohur i propozon modeles 33 vite më të vogël (FOTO)
Historia e plotë >
“Çmendet” bosi i Chelsea-t, blen për 430 milionë paund super jahtin (FOTO)
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >