Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Për miliona dollarë, këngëtarja e famshme shet të drejtat e saj muzikore (FOTO)

Për miliona dollarë, këngëtarja e famshme shet të

Këngëtarja e famshme, Shakira, ka shitur të drejtat e saj muzikore për një shumë miliona dollarë. BBC raporton se të gjitha 145 këngët e saj, përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Whenever”, “Wherever” dhe “She Wolf”, janë në marrëveshje.

Shakira është një ndër këngëtaret më të shitura latine të të gjitha kohërave, me 80 milionë disqe të blera në të gjithë botën. Ajo ka fituar tre “Grammy Awards” dhe 12 “Latin Grammy Awards”.

Për miliona dollarë, këngëtarja e famshme shet të

Albumi i saj i parë në gjuhën angleze, Laundry Service, u ble nga më shumë se 13 milionë tifozë në 2001.

Tashmë bëhet e ditur se artistja me famë botërore nënshkroi marrëveshje me kompaninë “Hipgnosis Song Fund”, që gjithashtu kohët e fundit bleu muzikën e Bob Dylan dhe Neil Young.

Për miliona dollarë, këngëtarja e famshme shet të

Sipas mediave të huaja, “Hipgnosis” ka harxhuar miliarda dollarë gjatë viteve të fundit, duke blerë të drejtat muzikore të artistëve si Nile Rodgers, Bob Dylan, Blondie, Barry Manilow, Chrissie Hynde dhe Fleetwood Mac’s Lindsey Buckingham.

Për miliona dollarë, këngëtarja e famshme shet të

Për miliona dollarë, këngëtarja e famshme shet të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore