Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Për kohë të vështira, duhet i dashuri”/ "Godet" motra e Oltës, bën postimin e papritur për Kiarën dhe Luizin (FOTO)

“Për kohë të vështira, duhet i dashuri”/

Nominimi i fortë 'kokë më kokë" mes Kiara Titos dhe Olta Gixharit ka sjellë një sërë reagimesh dhe zhvillimesh në shtëpi dhe jashtë saj. 

Së fundmi Gerta Gixhari, motra e Oltës ka gjetur mundësinë të ironizojë hapur moderatoren.

Motra e aktores Olta Gixhari, ka ndarë në Instagramin e saj një foto të Kiarës me Luizin me mshishkirmin: Për kohë të vështira, duhet i dashuri.

Gerta Gixhari i ka mëshuar opinionit të një pjese të madhe të publikut, të cilët mendojnë se Kiara e përdor këngëtarin për lojën e saj në “BBV” ose më saktë për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur në këtë format.

Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, njëra nga ato “Prime-n” e ardhshëm lë shtëpinë e “BBV”.

Luizi edhe njëherë deklaroi se po u largua Kiara, do të largohet edhe ai bashkë më të. Ndonëse këto ditë, moderatorja është përpjekur ta bindë duke i thënë se edhe nëse kjo ndodh, ajo do që Luizi t’i shkojë deri në fund kësaj loje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore