
Për cilën arsye këtë herë Bora Zemani mbështet Semi Jaupajn?
Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Tashmë të gjithë e dinë shoqërinë e ngushtë që Bora dhe Semi Jaupaj kanë prej vitesh dhe të dyja e mbështesin njëra-tjetrën në çdo hap të tyre. Ditën e djeshme Semi ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Si unë” e nuk mund të mungonte mbështetja publike e Borës për këtë projekt të ri të saj. Bora ka postuar një pjesë nga kënga dhe ka shkruar:
Nuk ka më të mirë se Mulani im! Të duaaa Semi Jaupaj!
Të premten e kaluar në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku moderatore tashmë të gjithë e dimë që është Bora janë zbuluar disa surpriza, ku një prej tyre është se Bora na la të kuptojmë se do të rikthehet si moderatore në “Për’Puthen”, pas largimit të Ori Nebiajt. E duket se kështu ka ndodhur, pasi të hënën Bora ka postuar disa foto në Instagram nga studio e emisionit, ku ka treguar se tani e tutje do të jetë edhe moderatore e “Për’Puthen”.
E kështu nuk mund të mungonte as reagimi i Orit për këtë rikthim të Borës. Ori ka postuar një foto në Instastory, ku na tregon se është duke e programin nga shtëpia e saj dhe ka shkruar disa fjalë vlerësuese për Borën, ku dhe shprehet se është shumë e lumtur parë për rikthimin e saj në “Për’Puthen”.








Mbani frymën deri nesër, Vëllai i Madh fut në shtëpi tre banorë të rinj
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




