Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Për çfarë arsye Einxhel Shkira u ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj?

 

 

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ditën e sotme Einxhel me anë të një video të postuar në Instagram ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj dhe arsyeja i ka habitur të gjithë. Mesa duket Einxhelit i nevojitet një person që punon me perlat dhe që krijon gjëra me perlat. Të gjithë ishin shumë kuriozë të dinë se çfarë është duke planifikuar Einxhel dhe i kanë dërguar shumë mesazhe, por moderatorja është përgjigjur se nuk mund ta tregoj arsyen sepse është një surprizë.

Së fundmi Einxhel me anë të një Instastory na ka treguar një nga dëshirat e saj që e ka pasur prej kohësh, por që deri tani nuk ka mundur që ta realizoj dhe është një makinë e markës “Range Rover”. Por ajo çfarë është akoma dhe më interesante është se Einxhel nuk ka leje drejtimi për makina, pra nuk ka një patent, ama kjo nuk e ndalon atë të ketë një dëshirë të tillë, të cilin shpreson që shumë shpejt ta bëj realitet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore