Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pavarësisht se është një nga aktorët më të suksesshëm, Tom Hanks ka vetëm 4 filma të preferuar!

Pavarësisht se është një nga aktorët më të

Një nga aktorët më të famshëm dhe më të talentuar të Hollywwod-it është Tom Hanks, i cili ka realizuar filma të paharrueshëm si “Forrest Gump”, “Splash”, “Big” e shumë të tjerë, ylli i “Philadelphia” së fundmi deklaroi se ka bërë vetëm disa filma shumë të mirë.

Askush nuk e di se si bëhet një film megjithëse të gjithë mendojnë se e bëjnë si duhet. Unë kam bërë shumë filma dhe vetëm katër prej tyre janë mjaft të mirë, mendoj, dhe jam ende i mahnitur se si filmat krijohen. Nga një shkreptim i një ideje te imazhi që shfaqet në ekran, i gjithë procesi është një mrekulli.

Tom Hanks do të publikojë veprën e tij të dytë letrare të trillimit në maj të vitit 2023. Sipas një njoftimi nga botuesi Penguin Random House, “The Making of Another Major Motion Picture Masterpiece” do të pasojë krijimin e një filmi aksion superheronik të mbushur me yje, shumë milionë dollarësh…dhe librave komikë të thjeshtë që e frymëzuan atë.

Çdo personazh në libër bën diçka që kam përjetuar gjatë realizimit të një filmi, përveç zbulimit të një filozofie ose mësimit të një mesazhi të rëndësishëm. Edhe momentet e tjera janë një lloj mashtrimi që kam bërë ose gabim që kanë mbijetuar.

Pavarësisht se është një nga aktorët më të

Siç e ka përmendur edhe vetë, Hanks ka realizuar filma shumë të mirë, për interpretimin e tij në “Forrest Gump” dhe “Philadelphia”, ka fituar dy çmime Oscar si aktori më i mirë. Karriera e Tom Hanks përfshin filma të tillë si “Apollo 13”, “Saving Private Ryan”, “You’ve Got an Email”, “Castaway”, “The Green Mile”, ndër të tjera. Ai ishte gjithashtu zëri i Woody në “Toy Story 1” dhe “Toy Story 2”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore