Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pasi Wanda i fali tradhtinë me modelen, nëna e saj ka diçka për t’i thënë futbollistit të famshëm

Pasi Wanda i fali tradhtinë me modelen, nëna e saj ka diçka

Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së medieve rozë së huaj janë futbollisti i njohur, Icardi dhe Wanda Nara. Kjo e fundit publikoi disa ditë më parë në rrjetet sociale një foto, në të cilën shkruante:

“Ke shkatërruar një familje tjetër për shkak të një ku**e”. Mjaftoi ky postim i saj që rrjeti të niste menjëherë me komentet e tyre, duke hedhur dyshimet se çifti i famshëm mund t’i kishte dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Postimi i nënës së 5 fëmijëve u përkthye menjëherë nga përdoruesit e rrjeteve sociale si një tradhti nga ana e Icard-it dhe për këtë arsye ky lajm mbushi titujt e mediave.

Pas ndarjes së bujshme të çiftit, një ndodhi e çuditshme ka bërë edhe më shumë lëmsh fansat. Icardi ka postuar një foto me fanellën e PSG-së në “Instagram”, por ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i vjehrrës së tij, mamasë së Wanda-s, Nora Kolosimo.

Pasi Wanda i fali tradhtinë me modelen, nëna e saj ka diçka

Ajo i ka dërguar 28-vjeçarit zemra në “Instagram” duke bërë edhe njëherë lëmsh të gjithë rrjetin. Thuhet se Wanda Nara zbuloi disa mesazhe intime të dërguara midis burrit të saj, Mauro Icardi dhe China Suarez, një aktore nga Argjentina.

Në mënyrë ironike episodi filloi kur Icardi kërkoi të shihte mesazhet private të gruas së tij, pasi ai ishte i shqetësuar për diçka vetë.

Situata pastaj u përmbys kur ajo ra dakord me kushtin që ajo të mund të shihte të tijin, dhe këtu ajo zbuloi mesazhin që supozohej të ishte me China Suarez.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore