Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pasi thanë se janë ndarë, Wanda Nara dhe Mauro Icardi ‘arratisen’ së bashku në... (FOTO)

Pasi thanë se janë ndarë, Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Edhe pse konfirmuan ndarjen e tyre, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë ‘arratisur’ së bashku për pushime në Maldive.

Çifti i famshëm duket se e kanë kapërcyer grindjen e tyre të fundit publike dhe të dy kanë postuar foto në “Instagram” nga Maldives duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Wanda shfaqet e veshur me një bikini trupore rozë duke ngrënë akullore ndërsa Icardi siç duket është ai që bën fotot pasi ka postuar disa foto me aparat fotografik në dorë.

Së fundmi, Nara e ftuar në një emision italian la të kuptohet se faktor i ndarjes me Mauro Icardin ishte mosbesnikëria e futbollistit. “Në tetor të vitit të kaluar, të gjithë flisnin për një tradhti nga ana e Mauros”, i tha intervistuesi.

Ylli televiziv u shpreh se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohoi thashethemet e supozuara që flasin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante. Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.

Shumë tension, debate, konflikte ka pasur mes dyshes së njohur dhe së fundmi thuhet se futbollisti Icardi nuk duroi dot më dhe vendosi që të shkarkojë Wanda-n, nënën e fëmijëve të tij nga detyra e agjentes së tij personale. Këtë lajm e bën publike mediat turke, të cilat bën me dije se sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit të Galatasaray të mos e paguajnë më Wanda Nara-n.

Pasi thanë se janë ndarë, Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Pasi thanë se janë ndarë, Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Pasi thanë se janë ndarë, Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore