
Pasi i propozoi i dashuri i Becky G, Sebastian Lletget, akuzohet se ka tradhtuar artisten!
Partneri i Becky G, Sebastian Lletget, është akuzuar se e ka tradhtuar këngëtaren e njohur vetëm një muaj pasi i ka dhënë unazën e fejesës. Në dhjetor, ajo kishte postuar një video në rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit momentin emocional ku ai i propozoi asaj pas gjashtë vitesh lidhje.
Megjithatë, përdoruesi i Instagramit @ja29po pohoi se mesfushori i FC Dallas e tradhtoi këngëtaren me një grua të re shkurtin e kaluar në klubin e natës Shoko që ndodhej në Madrid, Spanjë. Gruaja pretendon se ka prova të asaj që ndodhi atë natë. Siç tregon ajo, mes provave do të kishte edhe foto, madje edhe video intime.
Me anë të një postimi në Instagram, gruaja i kërkon Becky G-së të kontaktojë me të, duke pretenduar se nuk mund ta publikojë informacionin pasi bëhet fjalë për përmbajtje sensitive. Në mesazh thuhet se:
Sebastian, i dashuri yt, të ka tradhtuar në shkurt dhe unë i kam të gjitha provat. Mund t’i dërgoj privatisht. Shtypi po më kontakton sepse nuk do të hesht.
Mesazhi përfshin imazhe të klubit të natës, një audio të supozuar dhe screenshoot-e nga bisedat mes tyre. As Becky G dhe as Lletget nuk kanë komentuar ende për të. Pasi postimet u bënë virale, llogaria në Instagram u fshi.





Ishte rastësisht në një vend me Jurgenën, Luizi ka diçka për të thënë
Historia e plotë >
U padit për plagjiaturë, çfarë ndodhi në gjyqin për Dua Lipa-n
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




