Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pasi i dolën fotot me dy vajzat e “Për’puthen”, Atdheu zbulon se e mposhti Covid: Një njeri kaq pozitiv të...

Pasi i dolën fotot me dy vajzat e “Për’puthen”,

Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, prej disa ditësh mungon në studion e “Për’puthen” pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Por ditën e sotme ai ka zbuluar se tashmë është negativ dhe se çdo gjë kaloi.

Sot ai ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se ka rezultuar negativ nga virusit. Madje me humor shprehet se si një njeri aq pozitiv sa ai, të bëhej negativ.

Pasi i dolën fotot me dy vajzat e “Për’puthen”,

 “Më në fund negativ dhe unë. Shumë e vështirë që një njeri kaq pozitiv sa unë, të bëhej negativ. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Shihemi shpejt”, shkruan Atdheu në postimin e tij.

Ky reagim i konkurrentit të “Për’puthen” vjen pasi u publikuan disa foto ku ai shfaqej në shoqërinë e dy vajzave të emisionit, Sarës dhe Jasminës. Të gjithë shkruanin se si ka mundësi që ai del ndërkohë që është me Covid.

Pasi i dolën fotot me dy vajzat e “Për’puthen”,

Gjithashtu fansat u habitën se si ka mundësi që Sara dhe Jasmina janë takuar jashtë programit, duke qenë se Sara ka disa ditë që i shmanget ballafaqimit të saj me Jasminën në “Për’puthen”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore