Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pasi bënë publike lidhjen, Melisa dhe Andi takohen me personazhin kryesor të Për’puthen (Video)

Pasi bënë publike lidhjen, Melisa dhe Andi takohen me personazhin

Pas kaq shumë kohësh kryefjala e rrjetit dhe pas shumë aludimesh për një romancë, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të Lleshit, “Leje”.

Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion bashkë, duke ju dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullojnë në rrjet prej muajsh.

Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në Instagram një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

Tashmë që mund të shfaqen publikisht bashkë, Andi dhe Melisa kanë takuar menjëherë personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi.

Ky i fundit ka ndarë një video me dy ish-konkurrentët dhe ka treguar se është surprizuar nga çifti.

Konomi thotë se është takuar rastësisht me ta dhe siç duket janë mbledhur të tre për të diskutuar historinë e dashurisë së Melisës e Andit, që bëri “lëmsh” gjithë botën.

Ndër të tjera Arjani thotë se i ka lënë një porosi Melisës dhe të dy qeshin, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore