Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pasi Belen u rikthye me ish-bashkëshortin, Antonino Spinalbese flet për ndarjen: Gabuam që zgjodhëm njëri-tjetrin

Pasi Belen u rikthye me ish-bashkëshortin, Antonino Spinalbese flet

Ish-partneri i Belen Rodriguez, Antonino Spinalbese, ka folur së fundmi për lidhjen e tyre. Çifti që ka një vajzë bashkë, u nda gati menjëherë sapo e bija erdhi në jetë.

Spinalbese, i cili do të bëhet pjesë e “Grando Fratello VIP”, ka dhënë një intervistë me spikerin e radios, Charlie Gnocchi, ku ka shpjeguar se pse sipas tij lidhja nuk mund të funksiononte.  

“Ne vërtet gabuam që zgjodhëm njëri-tjetrin, por siç e shihni, pa atë gabim, nuk do ta kisha vajzën time. Nëse nuk do të kisha vajzën time, sot do të isha larguar jashtë vendit. Jam mirë, jam vërtet i shëndetshëm. Tani jam kthyer vërtet në atë që kam qenë, jam i lumtur. Kam vuajtur nga thashethemet rreth meje dhe Belen. Edhe bota e fotografëve, gjykimeve, familjarëve, kishte vërtet shumë probleme, shumë!”, tha ish-partneri i moderatores dhe modeles së njohur.

Pasi Belen u rikthye me ish-bashkëshortin, Antonino Spinalbese flet

Për Antonino-n këto probleme kishin të bënin me dy botët krejtësisht të ndryshme. Edhe pse Belen dhe Spinalbese nuk janë më bashkë dhe vazhdojnë jetët e tyre të ndara, të dy janë shumë të përkushtuar ndaj Lunës.

Ndërkohë kujtojmë se Belen Rodriguez është rikthyer përsëri me ish-bashkëshortin e saj, Stefano De Martino, me të cilin ka një djalë.

Pasi Belen u rikthye me ish-bashkëshortin, Antonino Spinalbese flet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore