Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pas rrëfimit tronditës, Riniani ka diçka për t’i thënë Antonelës: Për dy gjëra jam i sigurt...

Pas rrëfimit tronditës, Riniani ka diçka për t’i

Një ditë më parë, Antonela ka bërë një rrëfim prekës në “Për’puthen”. Ajo zbuloi babai i saj dhunonte të ëmën dhe se u detyruan të iknin në Itali, pasi ai i kërcënonte se do t’i vriste.

“Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua, familjes, mamit, dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba. Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rrahur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte vdekur. Unë e kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë”, rrëfeu Antonela.

Pas rrëfimit tronditës, Riniani ka diçka për t’i

Pas këtij rrëfimi u ngritën disa djem dhe e përqafuan, e një ndër to ishte edhe Riniani, i cili i ka bërë edhe një dedikim në “Instastory”.

Riniani ka postuar një foto të Antonelës ku shkruan: “Provokuese a natyrale? E bukur apo simpatike? Simpatike apo antipatike?  Për dy gjëra jam e sigurt për ty: Je një grua e fortë dhe je më e bukur kur qesh”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore