Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pas puthjes thanë se nuk janë çift! Pajtimi merr një vendim për marrëdhënien me Sarah: 100 herë i kam thënë... (VIDEO)

Pas puthjes thanë se nuk janë çift! Pajtimi merr një

BB VIP – Vetëm pak ditë më parë Sarah dhe Pajtimi dhanë puthjen e shumëpritur. Ishte blogerja ajo që bëri hapin e parë, duke treguar pëlqimin që ka ndaj DJ PM. Por mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, dyshja tha se nuk janë bashkë, duke i habitur të gjithë me këtë deklaratë kaq të papritur.

Sarah dhe PM shtuan më pas se nuk duan që të tjerët jashtë të mendojnë se po bëjnë lojë, prandaj vendosën të luajnë vetëm.

Menjëherë pas spektaklit, Pajtimi ka diskutuar me mikun e tij, Arbërin, për raportin e tij me blogeren. Ai tha se deri më tani ka qenë i vetmi që ka bërë shumë për të, ndërkohë që aojo nuk ka bërë pothuajse asgjë për të çuar marrëdhënien e tyre një hap më tej.

Tani që blogerja vendosi ta puthë para të gjithëve, Pajtimi tha se ka ardhur momenti që dhe ai të marrë disa vendime për veten.

Pjesë nga biseda:

Pajtimi: Nëse do që gjithçka të jetë në rregull, fol çfarë ndjen. Mos u mundo me e çu më poshtë situatën. Isha keq. Se në njëfarë mënyre ajo e qiti atë që duhet të thotë në realitet. Tani edhe unë duhet të shoh se si po ndihem. Se nuk është lehtë. Nuk më ka munduar kurrë, por nuk është e lehtë. ‘Hajd se bën, hajd se pret’, ok, unë pres, por mos flit diçka që nuk e ndjen. Flit realitetin, bëhu e sinqertë. Unë këtë karakter kam. 100 herë i kam thënë ‘Ti e ke në dorë’. Kur erdhi koha me vendos, ‘Jo, unë e shoh si shok’. Ok, tani edhe unë ça me prit?! Edhe unë prandaj se mora fajin përsipër. Thash atë që mendoj. Këtu brenda të paktën, nuk… Nuk do me thënë tani që atë që e thua ta mbash non stop. Unë e ruaj Sarën se me të vërtet më pëlqen.

Arbëri:Edhe nëse kurrgjë mos të keni ju, ruaje të mos lëndohet se me të vërtet është shpirtmirë, njeri pa sherr. E di që s’e bën me qëllim. Është njeri i mirë.

Pajtimi: Mos të ishte njeri i mirë… Ama këtu është problemi se tani me iu afru e me fol me sarën, tani njerëzit mendojnë se po bëj lojëra, nuk e dinë që ashtu e ndjej.

Arbëri: Jo, sepse ti nuk the që s’do të kesh asgjë me të. Ajo e ka shprehur që s’do të rrijë këtu brenda përmes teje. Ti the që dua t’i respektoj mendimin dhe kur të dalim është tjetër muhabet. Kjo s’do të thotë që këtu duhet me u fik.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore