Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pas ofendimeve që iu bënë Sindit, reagon Loco: E neveritshme deri në ekstrem

Pas ofendimeve që iu bënë Sindit, reagon Loco: E neveritshme deri

Puntatën e së enjtes, Sindi Loci, vendosi që të largohej nga studio e “Për’puthen”. Kjo për shkak të ofendimeve që i ishin bërë nga Juli dhe konkurrentë të tjerë, gjatë një live në “Instagram”.

Teksa u përlot në studio, 22-vjeçarja tregoi se familja e saj ishte prekur shumë nga kjo gjë dhe i kërkoi Julit që të kërkonte falje. Ky i fundit e mohoi se e ka sharë atë me fjalë të pakëndshme, por i kërkoi falje asaj dhe familjes së Sindit.

“Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?”,- u shpreh Sindi. E teksa pa se askush nuk reagoi kundër Julit, ajo u ngrit dhe u largua.

Pas kësaj situate aspak të këndshme, ka reaguar ish-konkurrenti, Elvis Lushi, përmes një postimi në “Instastory”.

“E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin anti-vlerat.

Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, s’e meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, shkruante Loco.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore