Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pas fotove ku Kim shfaqej e përlotur, Kanye West reagon për herë të parë

Pas fotove ku Kim shfaqej e përlotur, Kanye West reagon për herë

Çifti i famshëm, Kim Kardashian dhe Kanye West, po kalon periudhën më të vështirë të jetës.

Gjithçka nisi pas fjalimit të reperit teksa shpalli kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

West foli për abortin që kishin dëshiruar të bënin me vajzën e tyre të parë, North, si dhe shumë çështje të tjera delikate. Ndër të tjera, Kanye la të kuptohet se ishte mamaja e Kim, Kriss Jenner, ajo që kishte publikuar videon e seksit të së bijës.

Pas këtyre lajmeve, çifti u takua më herët këtë javë në Cody, ku Kim u pa tek qante në makinë, bëri xhiron e rrjetit e vijon ende të ngjallë polemika, teksa fillimisht u bë me dije se Kim i ka kërkuar të shoqit që të trajtohet për bipolaritetin.

Po ashtu, ditën e djeshme mediat prestigjioze ndërkombëtare shkruanin se Kim po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe se në fakt ata kanë filluar të jetojnë të ndarë para se çështja të bëhej publike.

Madje, në mediat e huaja shkruhet se situata mes tyre po shkon drejt divorcit dhe dyshja nuk e ka të gjatë.

Për herë të parë pas një jave “pushim” nga Twitter, Kanye ka reaguar me disa statuse në Twitter.

“Unë qava për faktin që mendova të abortoj fëmijën tim dhe të gjithë u shqetësuat për mua. Jam i shqetësuar për botën që mendon se nuk duhet qarë për këtë gjë.”

Embattled rapper Kanye West broke his silence on Twitter with two messages on Thursday

Më tej, reperi shkroi:

“Është një taktikë: Shmang, Hiq mendjen, Zhverëso dhe Shkatërrohu.

Jam mirë. Mendo për një sekond se çfarë po projektohet këtu.”

In one tweet, he appeared lay out the 'four D's' and urged his followers to 'take a second and think about what is being projected here

Nuk e dimë nëse kjo deklaratë lidhet me lajmet e divorcit, mirëpo diçka është e sigurt!

Gjërat mes Kanye-s dhe Kim-it s’po shkojnë aspak mirë dhe reperi po përpiqet të japë mesazhe të koduara për fansat e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore