
Pas daljes nga "BBV" reagon për herë të parë Amos Zaharia!
Mbrëmjen e djeshme pasi e gjithë shtëpia ishte në nominim, përvec Kristit që kishte imunitet nga hapja e “Kutisë së Pandorës” pas votimin nga publiku banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij ishte aktori, Amos Zaharia. Ai nuk kishte një biletë kthimi.
Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Amosi shpesh herë është komentuar për shakat dhe humorin e tij ‘dark’ që bënte me Deamishel. Por ajo që mesa duket e penalizoi dhe vuri pikat mbi ‘i’ ishte ofendimi i rëndë i Kiarës. Gjatë ‘Prime’ aktori u shpreh se nuk e mbante mend, por ditën e sotme ai ka vendosur që të reagojë nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku ka shkruar:
Të dashur miq! Ju falenderoj shumë për mbështetjen që më keni dhënë gjatë rrugëtimit tim në “BBV”. Qëndrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qenë i lehtë, ndaj jam i lumtur që i rikthehem jetës dhe angazhimeve të mija. Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin më kanë kuptuar, e shumë të tjerë që nuk më njohin, keqkuptuar… Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mia në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! “BBV” është një lojë, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele në shoqëri. Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë, dhe këtu përfshij edhe veten time mbi të gjithë! Ju përqafoj të gjithëve!

Pozoi gjysmë e zhveshur në ashensor, modelja e njohur rrezikon... (FOTO)
Historia e plotë >
Çfarë po planifikojnë vallë Ledri Vula dhe Romeo Veshaj?
Historia e plotë >

Edhe Kylie Jenner po eksperimenton me trendin e momentit ‘luksin e qetë’!
Historia e plotë >
Efi Dhedhes uron 1 Qershorin fëmijëve me disa foto nga fëmijëria e saj!
Historia e plotë >
Thanë se ka marrë fund mes tyre, Kristi dhe Keisi shihen së bashku!
Historia e plotë >
“Unë do e zbus pak...”, Dea Mishel flet për Krist Aliajn!
Historia e plotë >

Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Euro bie në minimumin historik/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot?

Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës
Aktualitet




