Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Padyshim fansja e tij më e madhe, komenti i Kleas për Elgitin na i bëri 'sytë zemra'!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije së fundmi Elgiti vendosi t'i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

E teksa postimet dhe dedikimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale nuk mungojnë, më i fundit ka ardhur nga Klea. Teksa Elgiti ka ndarë një foto të tijën, me anë të së cilës ka falenderuar ndjekësit e tij për dashurinë e madhe, nuk mund të mungonte komenti i partneres së tij që padyshim vërtetoi dhe njëherë se është fansja e tij më e madhe.

Elgiti: Falenderim për ju

Klea: Asgjë të lutem. E kemi për detyrë.

Pas suksesit të fundit me këngën ‘A e din’, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, Elgiti tregoi se nuk ka të ndalur dhe vetëm para pak ditësh publikoi 'Nuk muj mo', një këngë dashurie shumë prekëse.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi propozimin surprizë që i bëri Kleas.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore