Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Pa asnjë shenjë, dola pozitive me Covid”, këngëtarja e njohur rrëfen eksperiencën me virusin: Ngarkesë psikologjike

“Pa asnjë shenjë, dola pozitive me Covid”,

Këngëtarja e njohur, Mimoza Selimi, ka zbuluar se ka kaluar Covid-19. Ajo ka treguar se ka bërë një test për koronavirusin më datë 5 shkurt, pasi pas dy ditësh kishte për të udhëtuar me avion.

Edhe pse nuk kishte asnjë simptomë, testi i saj ka rezultuar pozitiv. Mimoza tregon se nuk ka patur komplikacione dhe u bën thirrje fansave që të bëjnë kujdes, se nuk dihet se ku mund ta merrni Covid-19.

Por pas 15-ditësh karantinë, testi i saj i koronavirusit ka rezultuar negativ dhe ajo ka mundur që të marrë avionin.

Postimi i plotë:

Mimoza Selimi

Home sweet home!

Bëra një test me datën 5 Shkurt për shkak se duhet të merrja avionin me datën 7, dhe e papritura ndodhi:

Pa asnjë shenjë, rezultati ishte pozitiv me Covid 19!

Nuk gjej fjalë të falenderoj Mamkën time të shtrenjtë që nuk mbylli sy me merakun për mua, gjithë familjen time dhe miq të mirë!

Për fat nuk pata komplikacione !

Ngarkesë psikologjike po!

Bëni kujdes sepse asnjëherë nuk i dihet ku e marrim këtë virus që ka çoroditur jetën tonë!

I rrespektoj gjithmonë rregullat, mbaj maskën, alkolin me vete, nuk takova askend përveç familjes time, dhe çuditërisht e mora!

Pas 15 ditësh karantinë dhe pas një testi PCR që rezulton negativ, munda të marr avionin !

Jam në shtëpi ??

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore