Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr sekretet Arnold Schwarzenegger (FOTO)

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr

Jeta seksuale e Arnold Schwarzenegger është bërë publikë së fundmi, pasi modelja Brigitte Nielsen tregoi disa nga detajet më të errëta të lidhjes mes tyre në librin e saj “Ke vetëm një jetë”.

Falë roleve të tij në filmat aksion si ‘Terminator’ Arnold Schwarzenegger është një nga yjet më të mëdha të Hollywood. Por bashkë me famën e imazhit të tij publik vijnë dhe shumë nga të pathënat e jetës së tij private me të dashurat.

Bodybuilder-i austriako-amerikan mbush së shpejti 73 vjeç dhe e përditshmja ‘Daily Star’ i bën homazh me një itinerar të shpejtë në “rrobat e palara” të tij.

Si fillim, Arnold raportohet se ka pasur një marrëdhënie të hapur seksuale me Sue Moray, parukieren nga Beverly Hills me të cilën është njohur në 1977.

Sue ka thënë: “Ne ishim besnikë ndaj njëri-tjetrit kur ishim në Los Angeles… por kur nuk ishim aty mudn të bënim çfarë të donim.”Por në të njëjtin vit Arnold duket se nisi të shoqërohej me Maria Shriver.

Në një intervistë të vitit 1977 me revistën Oui, kur Arnold ishte 29 vjeç, ai tregoi se ishte përfshirë në një skandal seksual brenda një palestre, me një femër dhe disa bodybuilder.
Në artikullin vulgar Arnold Schwarzenegger fliste për seks në grup në një palestër në Venecia.

Arnold ka pozuar nudo për Playboy dhe më parë për revistën ‘After Dark’ në 1977, audienca e së cilës është kryesisht homoseksualë.

Arnold ka pranuar gjithashtu se është babai i një fëmije të lindur 10 vjet para divorcit me gruan Maria. Siç u zbulua më vonë, ai paguante prej 10 vjetësh për fëmijën e tij, pasi pastruesja vazhdonte punën në vilën e tyre.

Djali u zbulua se ishte Joseph, tashmë 22 vjeç dhe më në fund Arnold ka krijuar një marrëdhënie me të.

Arnold ka katër fëmijë të tjerë: Katherine, 30 vjeçe, Christina, 29 vjeçe, Patrick, 26 e Christopher 22 vjeç.

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr

Orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm/ Ish e dashura i nxjerr

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore