Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Opinionisti Arbër Hajdari mungon në Big Brother, humb njeriun e afërt

Opinionisti Arbër Hajdari mungon në Big Brother, humb njeriun e

Dita e sotme rezultoi një e martë e zezë për shumë shqiptarë. 46 persona humbën jetën në një aksidenet tragjik ku autobusi në Bullgari u përfshi nga flakët.

Lajm tjetër i keq ishte ndarja nga jeta për shkak të një tumori i artistes Hueda El Sayed. Një mesazh për këto humbje dha në nisje të emisionit Big Brother edhe Arbana.

Ajo gjithashtu njoftoi se njëri nga opinionistët, Arbër Hajdari, do të mungojë ditën e sotme.

Kjo pasi kishte humbur gjyshen e tij. Balina Bodinaku do të gjykojë e vetme puntatën e sotme live.

"Të nderuar Miq, me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë, gjyshja ime Bajame Hajdari.
Varrimi do të bëhet nesër në ora 11:00 (24.11.2021), në varrezat e fshatit Laknas, Tiranë. (Duke u nisur nga funerali Alba tek Selvia)
Falja e xhenazes do të bëhet në Xhaminë e Laknasit menjëherë pas namazit të drekës.
Pritjet e ngushëllimeve do të bëhen tek Funeral Alba tek Selvia.
Nesër nga ora 09:00 deri në 11:00 dhe pasdite 17:00 deri në 20:00.
Pasnesër nga ora 10:00 deri në ora 13:00 dhe nga ora 16:00 deri në ora 20:00.
Qofsh për në parajsën e Zotit gjyshe!," shkruan në një status ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore