Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Olta i kërkon një nder Luizit: Po dola unë, të lutem a do...(VIDEO)

Olta i kërkon një nder Luizit: Po dola unë, të lutem a

Olta, Luizi, Kiara e Dea biseduan sërish rreth nominimit të kësaj jave. Kiara tha se nëse ajo nuk del, ose nëse del dhe kthehet me biletë kthimi, loja në shtëpi do ndryshojë totalisht.

Ajo tha se nëse të dielën do jetë ende në shtëpi, propozoi që ata të ndahen në dy çifte, Luizi me Oltën dhe Kiara me Dean.

Banorët po i mendonin të gjitha skenaret, madje edhe daljen e Oltës. Kjo e fundit tha se në qoftë se publiku vendos që ajo të largohet nga shtëpia, edhe nëse ka biletë kthimi, nuk do kthehet më. Ajo shtoi se e ka menduar këtë gjë, pasi e ka marrë malli për bashkëshortin dhe djalin e saj.

Luizi i tha Oltës se aty e ka familjen dhe të mos flasë si Armaldo. Olta nga ana tjetër, i tha Luizit se nëse ajo del përfundimisht nga shtëpia., t’i premtoi diçka.

Olta i kërkoi Luizit që pas daljes së saj, ta shprehë me shumë sinqeritet mendimin që ka për të. Luizi i tha se do ta bëjë, madje ai i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore