
Nuk mund të ndalojë së martuari! Ka bërë 11 dasma, 52-vjeçarja e shkatërruar pasi burri i 12 iku
Një grua ka mbetur e shkatërruar pasi martesa e saj e 12 u prish. 52-vjeçarja, Monette Dias, nuk mund të ndalet së martuari, me shpresën se do të gjejë atë që do të ketë një fund përrallor.
Monette nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është një stiliste e të brendshmeve, u shfaq në “TLC Addicted to Marriage”, ku shpresonte se do të gjente bashkëshortin e 12 dhe të fundit. Por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç 52-vjeçarja i kishte planifikuar.
“Është vërtet e dhimbshme për mua që të kem një tjetër dështim, veçanërisht në këtë marrëdhënie që u përpoqa kaq shumë”, ka thënë nëna beqare.
Teksa Monette i hapet motrës së saj për debatin e fundit me të fejuarin, John, ajo shprehet: Ndonjëherë mendoj se ai bëhet aq keq sa mundet me mua, sepse ai do të unë të iki”.
Ndërkohë motra e saj, Marcie, pranon se nuk ishte e shqetësuar kur 52-vjeçarja u martua dy ose tre herët e para. Por kur ajo u martua 11 herë, atëherë nisi që të shqetësohej për faktin se e motra nuk do të gjente kurrë personin e duhur.
Ndryshe nga Monette, Marcie është martuar vetën 1 herë dhe ka 38 vite me partnerin e saj. Pasi foli me të motrën, 52-vjeçarja vendosi që të fliste me John për çështjet e tyre në mënyrë që t’i rregullonin gjërat, por nuk shkoi aspak siç duhej.
Por pavarësisht kësaj, Monette ende vijon të shpresojë deri në fund që të ketë një martesë të mirë.



EMRI+FOTO/ Pësoi aksident të rëndë me makinë, ndërron jetë aktorja e njohur
Historia e plotë >





Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




