Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Nuk kishte Instagram se do të kisha...”/ Aktorja e famshme zbulon momentin e vështirë kur solli në jetë të bijën: Desh vdiqëm të dyja

“Nuk kishte Instagram se do të kisha...”/ Aktorja e famshme

Aktorja e famshme, Gwyneth Paltrow, ka zbuluar për herë të parë se lindja e vajzës së saj, Apple Martin, ishte shumë e vështirë, pasi të dyja rrezikonin të vdisnin.

Sipas “Daily Mail”, aktorja tregoi se ka bërë dy prerje cezariane për të sjellë në jetë dy fëmijët e saj, 17 dhe 15 vite më parë, operacione që i kanë lënë një shenjë të madhe.

“Lindja e vajzës sime ishte një emergjencë, ishte çmenduri, gati sa nuk vdiqëm. Sidoqoftë, kam një shenjë të madhe në trup dhe them me vete, ‘Oh uau, kjo nuk ka qenë këtu”, tha ajo në podcastin “Armchair Expert”.

“Nuk kishte Instagram se do të kisha...”/ Aktorja e famshme

Kur po fliste për periudhën pas lindjes, Paltroë kritikoi mediat sociale për prezantimin e një realiteti që nuk mund të ekzistojë.

“Falë Zotit nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijët, sepse tani njerëzit thonë: ‘Oh, sapo linda dy javë më parë dhe kam një bark krejtësisht të sheshtë’. Ndërsa unë them: ‘Uau, unë nuk dukesha kështu dy javë pas lindjes’. Pa dashur të paragjykoj, por tani ne po ushqehemi me këto imazhe që tregojnë se si duhet të dukemi gjatë gjithë kohës, me apo pa bebe", përfundoi ajo.

“Nuk kishte Instagram se do të kisha...”/ Aktorja e famshme

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore