Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovë”/ Eni Koçi e revoltuar për ftesën e këngëtarit serb: Anuloni koncertin, sa turp

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovë”/ Eni

Prej disa ditësh në rrjetet sociale kanë nisur postimet kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviç, në Shqipëri. Ai është i ftuari special në Festën e Birrës që organizohet në qytetin e Korçës.

Përveç qytetarëve të thjeshtë, këtë lajm nuk e kanë pritur mirë as artistët shqiptarë, të cilët kanë reaguar të revoltuar në profilet e tyre në “Facebook” apo “Instagram”.

Pas reagimeve të shumta, Bashkia e Korçës është shprehur se ftesa ndaj këngëtarit serb do të shqyrtohet më tej, pasi ende nuk është marrë një vendim. Gjithashtu bashkia e Korçës u bëri thirrje të gjithëve që të mos ngatërrojnë çështjet artiste me ato politike, si një mënyrë “për të qetësuar gjakrat”.

Por pavarësisht këtij reagimi nga ana e Bashkisë së Korçës, duket se qytetarët dhe artistët nuk janë qetësuar aspak. Madje këngëtarët e njohur kanë kërkuar anulim të koncertit.

Një ndër to është edhe Eni Koçi, e cila ka bërë një reagim të gjatë në “Instastory”, ku shprehet se është e turpshme që Bashkia e Korçës do të shqyrtojë ftesën ndaj Goran Bregovicit, sepse ai nuk duhej ta kishte marrë kurrë një të tillë.

Këngëtarja e njohur shton gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova janë 1 dhe se ky koncert duhet të anulohet.

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovë”/ Eni

 “Sa turp qe shqyrtohet nga autoritetet perkatese ne Korce, ardhja e Goran Bregovicit. Nje artist aleat i pushtetit serb dhe mbeshtetes i shtypjes brutale ndaj Shqiptarve. Shqiperia do ece perpara vetem kur te gjithe Shqiptaret ta duan me shpirt vendin e tyre. Qe nje vend te zhvillohet duhet qe populli ta doje vendin, ta mbroje identitetin dhe gjakun e vet edhe pertej kufinjeve.

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovë”/ Eni

Nese nuk deshironi te hulumtoni faktet historike dhe urrejtes se Serbeve ndaj Shqiptareve, merrni rastin kur gjate ndeshjes se kombetares tone ne Serbi, djemte mezi kane dale qe aty pasi i gjithe stadiumi po i qellonte me sende te forta. Mos te flasim per masakrat dhe krimet ndaj Shqiptareve te Kosoves, plage ende te hapura qe percjellin dhimbje te madhe tek secili prej nesh.

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovë”/ Eni

Nuk ka dallim mes Shqiperise dhe Kosoves, ne jemi 1. Nuk ka dallim as ne syte e popujve te tjere si Serbet, edhe per ta jemi 1. Bashkia e Korçes se bashku me “Birra Korçen” e cila me duket eshte nje nder sponsoret kryesore, duhet ta anulojne kete koncert”, shkruan Eni në reagimin e saj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore