Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nuk ia ka thënë asnjë femre tjetër në jetën e tij! Ja tre gjërat që Luizi ia ka shprehur vetëm Kiarës

Nuk ia ka thënë asnjë femre tjetër në jetën e tij!

Tashmë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë zyrtarisht çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Teksa në fillim kishin ditë të bukura por edhe debate me njëri-tjetrin, së fundmi duken mjaft të qetë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje pas dasmës që bënë në kuadër të lojës, Luizi e quan edhe ‘muaji i mjalitit’, të cilin do ta vazhdojnë edhe pasi të dalin nga aty, duke shijuar një udhëtim në Maldive.

Kohët e fundit kemi parë puthje e përqafime në çdo cep të shtëpisë, shprehje ndjenjash, xhelozi të vogla dhe biseda “të fshehta” gjatë natës.

Këngëtari i njohur është aq i bindur për ndjenjat që ka ndaj moderatores, sa është shprehur se e sheh atë si nënën e fëmijëve të tij. Që e dashuron si i çmendur dhe “mbaron për të”, këtë e di gjithë Shqipëria.

Megjithatë, këto tre deklarata të forta siç vetë Luizi ia pranon Kiarës, nuk ia ka thënë asnjë femre tjetër në jetën e tij:

“Faleminderit që ekziston! Dua të bëhesh nëna e fëmijëve të mi! Mos më lër kurrë!”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore