Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nuk heq dorë nga rrobat transparente dhe të ngushta, ylli televiziv zbulon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Nuk heq dorë nga rrobat transparente dhe të ngushta, ylli televiziv

Ylli televiziv, Lauren Goodger, është në pritje të ëmbël. Ajo shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo është e njohur për format e saj bombastike, të cilat nuk ngurron që t’i ekspozojë në asnjë moment. Madje as tani që është shtatzënë, Lauren nuk e ka aspak problem që të veshë veshje të ngushta.

34-vjeçarja tani është 18-javëshe shtatzënë dhe vijon që të tregojë format e saj trupore dhe barkun e rrumbullakosur.

Nuk heq dorë nga rrobat transparente dhe të ngushta, ylli televiziv

Së fundmi, ajo është fotografuar rrugëve të Essex e veshur sportive, me një palë streçe të zeza transparente dhe një bluzë ngjyrë bezhë. Gjithashtu krahëve kishte hedhur një pellush. Ndërkohë në dorë mbante një çantë të “Louis Vuitton”.

Ndërkohë më herët, Lauren e cila po pret fëmijën me të dashurin 11 vite më të ri, Charles Drury, ka thënë se po planifikon një “lindje natyrale”. Teksa bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, ajo u shpreh se me zor po pret që të bëhet nënë dhe ta tregojë gjithë udhëtimin në internet.

Nuk heq dorë nga rrobat transparente dhe të ngushta, ylli televiziv

Nuk heq dorë nga rrobat transparente dhe të ngushta, ylli televiziv

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore