Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nuk flasin me njëra-tjetrën? Fifi zbulon si i ka marrëdhëniet me Luanën  

Nuk flasin me njëra-tjetrën? Fifi zbulon si i ka

Që kur këngëtarja e njohur, Fifi, u bë pjesë e "Shiko Kush Luan", ajo pati një marrëdhënie shumë të mirë me moderatoren e emisionit, Luana Vjollca.

Por kur Fifi festoi pak ditë më parë ditëlindjen, miqësia e tyre u vu në dyshim. Arsyeja? Luana nuk e uroi publikisht këngëtaren, ashtu siç bënë shumë personazhe të njohur të ekranit.

E jo vetëm kaq, pasi më vonë ndjekësit kuptuan se Luana nuk kishte qenë e pranishme as në festën e ditëlindjes së Fifit. Fifi festoi 27-vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi. 

Nuk flasin me njëra-tjetrën? Fifi zbulon si i ka

Mirëpo të gjitha këto dyshime i ka sqaruar Fifi ditën e sotme. Këngëtarja ka treguar se Luana e ka uruar privatësisht dhe se nuk do të thotë gjë një postim që mungoi në rrjete sociale.

“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ka shkruar Fifi, teksa ka etiketuar Luanën në postim dhe e ka shoqëruar me një zemër në ngjyrë vjollcë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore