
Nuk është ashtu si mendoni! Njihuni me pjesën e trupit që dhemb më shumë në tatuazhe
Ata që po mendojnë të bëjnë një tatuazh bëjnë një pyetje për ata që e kanë tashmë: “Ku dhemb më shumë?”.
Përgjigjet i ka dhënë i riu Soren Lorenson, i cili shprehet se është i varur nga tatuazhet dhe rendit më shumë se 200 dizajne në pjesë të ndryshme të trupit.
Punonjësi i picerisë në Florida, Soren Lorenson ka dhënë një intervistë për American Sun dhe ka folur për fiksimin e tij me tatuazhet.
Të parin e ka bërë në moshën 18-vjeçare në kërthizë, pasi sipas asaj që ka pohuar i kanë thënë se kjo është pika ku dhemb më shumë, raporton abcnews.
Një vit më vonë ai bëri dizajnin e dytë në trupin e tij dhe që atëherë ai viziton pothuajse çdo javë artistin e tatuazheve që ka zgjedhur për të bërë një të ri.
Soren Lorenson ka pohuar se tatuazhi që ka bërë në pjesën e bardhë të syrit ka qenë pa dhimbje, duke theksuar se tatuazhet më të dhimbshme janë ato në stomak, brinjë dhe përgjatë nofullës, pasi është direkt në kockë.



EMRI+FOTO/ Pësoi aksident të rëndë me makinë, ndërron jetë aktorja e njohur
Historia e plotë >





Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




