Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Nuk do të dalë nesër”, Ronela Hajati zbulon pse anuloi publikim e këngës: Kur gjërat nuk shkojnë...

“Nuk do të dalë nesër”, Ronela Hajati zbulon pse

Nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale, është kuptuar se Ronela Hajati prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më herët, këngëtarja e dashur për publikun njoftoi se “Aventura”, që është pjesë e albumit “Rron”, do të publikohej në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Ronela tregoi se kënga në fakt do të publikohet kur të kthehet në Shqipëri.

“Nuk do të dalë nesër”, Ronela Hajati zbulon pse

“Dhe jo! Nuk do dalë nesër! Kur gjërat nuk shkojnë ashtu si dua, si pres dhe si meritoj unë, absolutisht pauzohen!

E di që kam një vit që mezi po pres ta nxjerr këtë këngë, por pa qenë personalisht në Shqipëri, nuk mundem! Më besoni që është për mirë!

Unë pasi i përfundoj, shumicën e rasteve nuk u kam qejf këngët e mia, por kjo s’më mërzitet asnjëherë! Do prisni dhe pak fare! Do ja vlejë! Ju premtoj!”, shkroi Ronela krahas një fotoje ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë pink, që i thekson format trupore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore