
“Nuk di të gatuaj, por jam një pjatalarës...”/ Gazetari i njohur pjesë e BB VIP: Ça nuk kam provuar në këtë jetë...
Gazetari i njohur, Bledi Mane, është banori i tretë më i ri i këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP2”. Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.
Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.
“Jam Bledi Mane, profesion gazetar. Jam pjesëtar i asaj race gazetarie mjaft atakuese. Jam radikal dhe miqësor. Si një përmetar jam edhe tolerant njëkohësisht. Të futesh në Big Brother sot është jo vetëm argëtim por edhe përgjegjësi.
Ashtu siç jam unik në gazetari, i tillë do jem edhe në familjen dhe shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Injoranca dhe niveli i ulët i arsimit më shqetëson, kështu që nuk do ketë askush kompromise me mua në këto dy fusha.
Unë nuk di të gatuaj, por jam një pjatalarës i shkëlqyer. Nuk më pëlqen dembelizmi i lojtarëve sepse presin që çdo gjë t’ua sjellë produksioni të gatshëm. Aty duhen ndërmarrë nisma, nisma, nisma.
Si një aventurier i thekur dhe i pjekur njëkohësisht ça nuk kam provuar në këtë jetë që nga fëmijëria e deri tani. Vetëm dy gjëra më kanë ngelur pa provuar në jetë, martesa dhe Big Brother", tha Mane.
Ndërkohë kujtojmë se përpara Bledit, pjesë e shtëpisë u bënë Keisi Medini dhe Tan Brahimaj.

Brad Pitt merr një vendim që do ta mërzisë shumë Angelina Jolie!
Historia e plotë >





“Do të shklyj, do të zhgarravis”/ Për çfarë diskutuan Olta dhe Lorenci
Historia e plotë >

As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


