Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Njerka më trajton keq”, Rudina Dembacaj zbulon pse nuk poston foto me vajzën e Mark Frrokut (FOTO)

“Njerka më trajton keq”, Rudina Dembacaj zbulon pse nuk poston

Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, prej kohësh është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Ajo është e martuar me Mark Frrokun si dhe ka një vajzë nga martesa me ish-burrin e saj, Aleksandër Varfaj.

Dembacaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj. Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi dhe duket se fansat kanë qenë kuriozë të dinë sa më shumë për marrëdhënien e saj me fëmijët e Mark Frrokut.

“Njerka më trajton keq”, Rudina Dembacaj zbulon pse nuk poston

Dikush e ka pyetur Rudinën se përse nuk ka postuar foto me vajzën e vogël të bashkëshortit të saj. Por si gjithmonë nuk ka munguar përgjigjja ironike e Rudinës, po kësaj here në bashkëpunim edhe me Ertën.

“Sepse njerka më trajton keq”, ka replikuar e bija e Markut në “Instastory”-n e postuar nga Rudina.

“Njerka më trajton keq”, Rudina Dembacaj zbulon pse nuk poston

E gjitha është marrë si një shaka nga dyshja, ku duket hapur që marrëdhënia e tyre po shkon më së miri dhe se fjala “njerkë” përmendet vetëm në kuadër të shakasë.

Më pas një tjetër e ka pyetur se pse nuk poston në rrjetet sociale djalin e Markut dhe Rudina i përgjigjet: “Se nuk do, është në sinkron me Vikin”. Aktorja tregoi më herët se nuk poston me foto apo video të vajzës pasi duhet t’i marrë leje në fillim.

“Njerka më trajton keq”, Rudina Dembacaj zbulon pse nuk poston

“Njerka më trajton keq”, Rudina Dembacaj zbulon pse nuk poston

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore