Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Njerëzit këtu me puçrra po luftojnë...”/ Aktorja e revoltuar me mjekët: Jam e lodhur

“Njerëzit këtu me puçrra po luftojnë...”/

Prej disa kohësh aktorja e njohur, Keke Palmer, vuan nga aknet në lëkurë. Ajo herë pas here poston foto dhe video në rrjetet sociale, ku shfaqet pa makijazh duke treguar ‘luftën’ me aknet.

Së fundmi, Palmer ka publikuar një video ku i bën thirrje mjekëve plot revoltë. Aktorja thekson se kirurgët plastikë janë të mrekullueshëm dhe bëjnë operacione plastike mjaft të mira por mjekët ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për lëkurat me akne

“Unë po mendoja vetëm për faktin se kirurgët plastikë janë të mrekullueshëm, në rregull? Ata mund t’ju bëjnë një operacion gjoksi, sipër muskulit, nën muskul, liposuksion, bark, BBL, madje mund të implantojnë muskuj, dua të them, lista vazhdon. Por ata nuk mund të kuptojnë se si të pastrojnë lëkurën e dikujt? Gjithë këto vite dhe gjithë këto shpikje, nuk mund ta kuptosh se si ta heqësh lëkurën e bukur nga të pasmet dhe ta vendosësh në fytyrën time? Jam e lodhur. Njerëzit këtu me puçrra po luftojnë dhe ju nuk e keni gjetur atë kurë? Mjaft!”, tha ajo e acaruar.

Ndërkohë në vitin 2020, Palmer foli gjerë e gjatë për problemet e saj të lëkurës, Gjithashtu ajo bëri me dije se ishte diagnostikuar me sindromën e vezores policistike.

“Më ofruan të paguanin për mua për ta rregulluar atë. Kam provuar gjithçka”, ka theksuar Keke.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore