Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Një vit në frontin e parë kundër Covid-19, infermierja 23-vjeçare shkëlqen në skenën e “Sanremo”-s (FOTO)

Një vit në frontin e parë kundër Covid-19, infermierja

Mbrëmjen e djeshme ishte pjesa e parë e festivalit të “Sanremo”-s në Itali. Prezantuesi dhe producenti ekzekutiv i festivalit, Amadeus, ftoi në skenën e madhe infermieren, Alessia Bonari, e cila punon në një spital në Milano.

Ajo ishte e ftuar për shkak të një foto të saj që u bë shumë virale në rrjet në fillimet e pandemisë. 23-vjeçarja postoi në marsin e vitit të kaluar një “selfie” ku tregonte shenjat e maskës në fytyrë.

Një vit në frontin e parë kundër Covid-19, infermierja

Si pasojë, Alessia në atë kohë u kthye në një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë në skenën e Ariston, ajo dha një mesazh të rëndësishëm.

“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën. Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, tha ajo.

Infermierja e cila luftoi në vijën e parë të fronit kundër Covid-19, shtoi se jeta e saj nuk ka ndryshuar.

Një vit në frontin e parë kundër Covid-19, infermierja

Një vit në frontin e parë kundër Covid-19, infermierja

Një vit në frontin e parë kundër Covid-19, infermierja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore