Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Një tjetër 'himn'? Adisi sapo na zbuloi suprizën e rradhës nga Fifi!

 

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj dhe së fundmi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Këtë na e ka treguar partneri i saj i zemrës, Adisi, i cili ka postuar në Instastory një video të Fifit, duke performuar në koncetin e saj. Në video këngëtarja është duke kënduar një nga këngët e saj më të pëlqyera nga publiku, "Diell'', të cilën Adisi e cilëson si një 'himn', ku ka shkruar gjithashtu:

Prisni himnin tjetër për pak ditë

Fjalët më të ëmbla Fifi nuk ia dedikon partnerit të saj të zemrës, por një personi shumë të shtrenjtë për të që është pikërisht i ati. Ky i fundit festoi para disa ditësh ditëlindjen e tij dhe me anë të një postimi në Instastory, artistja ka zgjedhur ta urojë me këto fjalë kaq emocionuese.

Së fundmi Fifi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, bukuroshja na dha lajmin që prisnim me padurim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore