Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Një partnere si Xhensila që nuk të lë rehat...

 

 

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Prej shumë vitesh tanimë dyshja janë kudo bashkë edhe pse kohëve të fundit të shoqëruar nga vajza e tyre Ajka. Së fundmi, familja ka udhëtuar së bashku dhe Xhensila nuk ka qëndruar dot pa 'bezdisur' partnerin e saj. Teksa, aktorin e kishte zënë gjumi në avion dhe lëvizte shpesh, bukuroshja e ka filmuar dhe krahas ka shkruar:

"Nuk po zë rehat"

 

Një partnere si Xhensila që nuk të lë rehat...

 

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

E duket se nuk ka të ndalur pasi shumë shpejt do të lansojë dhe këngën e saj më të re në duet me Klajdi Harunin. Ky bashkëpunim në fakt është paralajmëruar prej kohësh dhe madje bukuroshja e ka cilësuar këtë projekt si “një nga këngët që e kam dashur më së shumti”. E duket se nuk do të na duhet të presim dhe shumë pasi xhirimet tanimë kanë filluar dhe po bëhen në jug të Shqipërisë. Për këngën është kujdesur kantautori Flori Mumajesi.

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të veçantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

Ndërkohë tanimë mësojmë edhe një tjetër emër që do t’i bashkohet këtij spektakli. Është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj artistja e cila do të performojë së shpejti në “A Live Night”. Ajo e ka konfirmuar vetë këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Xhensila ka postuar dy video në të cilat shihet në ambientet e Top Albania Radios.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore