Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Një nga tekstet më poetike në “Sanremo”, Ermal Meta rrëmben sërish zemrat e italianëve (VIDEO)

Një nga tekstet më poetike në “Sanremo”, Ermal Meta

Mbrëmjen e djeshme është ngjitur në skenën e Festivalit të “Sanremo”-s, Ermal Meta. Pas fitores me këngën “Non mi avete fatto niente” në vitin 2018, në bashkëpunim me Fabirzio Moro, këngëtari i njohur me origjinë shqiptare shkëlqeu sërish në skenën e madhe të Ariston.

Ai solli për publikun  këngën e tij “Un millione di cose da dirti”. Edhe kësaj radhe Ermali ka rrëmbyer zemrat e publikut italian. E kjo duket edhe nga renditja provizore e natës së dytë të “Sanremo”-s, ku ai zë vendin e parë. Si pasojë Meta është pretendent për të fituar sërish festivalin.

Mediat italiane shkruajnë se, “Ermali i bëri për vete të gjithë pasi solli poezinë e dashurisë së vërtetë në ‘Sanremo’”.

Kënga e Ermalit i bëri për vete të gjithë pasi solli poezinë e dashurisë së vërtetë në “Sanremo”, shkruajnë mediat italiane. “Un millione di cose da dirti” është cilësuar si një nga tekstet më poetike të këtij edicioni të “Sanremos”. Ndërkohë që këngëtari ka marrë vlerësime të larta edhe nga kritika.

“Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për tu kuptuar më shumë”, shprehte Ermal Meta në këngën e tij.

Këngëtari i njohur ka zbuluar më herë se këtë këngë ka tre vite që e mban në sirtar, pasi ishte duke pritur momentin e duhur që ta sillte në festivalin italian.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore