Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Një ditë pa “Instagram” dhe “Facebook”, zbulohet arsyeja pse VIP-at bllokuan llogaritë e tyre në rrjetet sociale

Një ditë pa “Instagram” dhe “Facebook”,

Një grup personazhesh të famshëm, duke përfshirë Kim Kardashian West, Katy Perry, Michael B. Jordan, Ashton Kutcher etj., kanë bllokuar për 24 orë llogaritë e tyre në Instagram dhe Facebook.

Disa personazhe të famshëm kanë bllokuar për 24 orë llogaritë e tyre në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Facebook”. Katy Perry, Michael B. Jordan, Ashton Kutche, Kim Kardashin e shumë të tjerë, iu bashkuan nismës të ndërmarrë nga VIP-at në mbështetje të lëvizjes “Stop Hate For Profit” (Ndal Urrejtjes Për Përfitim).

Një ditë pa “Instagram” dhe “Facebook”,

Kjo nismë është për të protestuar atë që organizata e quan “dështimet e përsëritura të “Facebook”-ut për të adresuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin zgjedhor në platformat e tij”.

Një mori reklamuesish me emër, duke përfshirë Starbucks, Coca-Cola dhe Verizon, ndërprenë buxhetet e tyre të mediave sociale këtë verë, pasi “Stop Hate For Profit” u bëri thirrje të bojkotojnë “Facebook”-un për muajin korrik.

Një ditë pa “Instagram” dhe “Facebook”,

Grupi që ka krijuar nismën është shprehur se qëllimi ishte që të bënin presion mbi “Facebook” për të ndaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave në platformën e tij.

Organizata dëshiron që rrjeti social “Facebook” të heqë grupe që promovojnë epërsinë e të bardhëve, urrejtjen dhe komplotet e dhunshme, të ndalojë çdo faqe me thirrje për armë dhe të eliminojë përmbajtjet politike dhe ato që lidhen me votimin, etj.

Një ditë pa “Instagram” dhe “Facebook”,

Ngrirja 24-orëshe e llogarive në “Facebook” dhe “Instagram” do të konsistojë në një postim që kritikon kompaninë dhe asnjë postim tjetër për ditën.

 “Më pëlqen që mund të lidhem drejtpërdrejt me ju përmes Instagram dhe Facebook, por nuk mund të rri dhe të hesht ndërsa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimit – krijuar nga grupe që kërkojnë të ndajnë Amerikën – duke ndërmarrë hapa vetëm pasi njerëzit janë vrarë.

Një ditë pa “Instagram” dhe “Facebook”,

Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë. Ju lutem bashkohuni me mua nesër kur unë do të ‘ngrij’ llogarinë time në Instagram dhe Facebook për t’i treguar Facebook-ut #StopHateForProfit”, -shkroi Kim Kardashian në llogarinë e saj me më shumë se 188 milionë ndjekës.

Një ditë pa “Instagram” dhe “Facebook”,

Ndërkohë të tjerë të famshëm që e kanë mbështetur nismën janë: Sacha Baron Cohen, Naomi Campbell, Judd Apatow, Amy Schumer, Sarah Silverman, Kate Hudson, Leonardo DiCaprio, Rosario Dawson, Isla Fisher, Scooter Braun dhe Mark Ruffalo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore