
Nga veshja, tek seksi/ Ligjet strikte me të cilat do të përballet Georgina Rodríguez në Riad, sa do arrijë të durojë?
Cristiano Ronaldo tashmë është prezantuar si lojtar i ri i Al-Nassr, me të cilin ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme.
Në këto dy vite, sigurisht portugezi do të jetë së bashku me familjen e tij, partnerja e tij, Georgina Rodríguez dhe të gjithë fëmijët e tyre.
Megjithatë ky transferim ndikon shumë dhe tek influencuesja argjentinase , e cila do detyrohet të ndryshojë shumë nga stili i saj i jetesës. Ligjet që mbizotërojnë në territorin saudit do ta detyrojnë Georginën të pranojë disa ndryshime edhe në veshjen e saj.
Kjo u vu re dhe në ceremoninë e prezantimit të futbollistit, ku Georgina u shfaq e veshur tepër serioze, me një pulovër të zezë bazë dhe sipër saj me një tunikë kadife ngjyrë kafe çokollatë, shumë e ngjashme me ato që zakonisht veshin vajzat në këto vende.
Arabia Saudite nuk është saktësisht një vend miqësor për gratë, për të mos përmendur që ligjet e saj të rrepta fetare mund të jenë pengesë për marrëdhënien e çiftit, pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar. Por duket se kjo është zgjidhur, falë faktit që sipas mediave të ndryshme, autoritetet do të injorojnë shkeljen në këtë rast.
Georgina, ndër shumë të tjera, do të duhet të ndryshojë mënyrën e të veshurit në publik dhe tani e tutje do t'i duhet të përshtatet me Statutin e Dekorimit Publik, domethënë duhet ta bëjë me modesti dhe dekor, pa dekolte, veshje të ngushta, rroba të shkurtra dhe me pak fjalë, asgjë për të treguar lëkurën e tepërt të trupit.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Gerogina ka falënderuar për mirëseardhjen: "Faleminderit shumë Arabia Saudite për një pritje kaq të pabesueshme. Jemi shumë të emocionuar për këtë aventurë të re dhe dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që e realizuan atë”- ka shkruar ajo.

Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit dhe Oltës në këtë "Big Brother VIP"!
Historia e plotë >




“Je shumë i frusturar”/Olta-Kristit: Kopjon Robertin çdo sekondë
Historia e plotë >


Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




