Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nga emri tek dhoma e gjumit/ Afërdita Dreshaj ndan çdo detaj me ndjekësit (FOTO)

Nga emri tek dhoma e gjumit/ Afërdita Dreshaj ndan çdo detaj me

Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, po presin me padurim që të njohin djalin e tyre që do vijë në jetë në 2021-n.

Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit shtatzëninë që në fillimet e saj.

Së fundmi, bukuroshja bionde ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instastory”, duke i shuajtur atyre kuriozitetin rreth shtatzënisë së saj.

Nga emri tek dhoma e gjumit/ Afërdita Dreshaj ndan çdo detaj me

Këngëtarja tregoi se megjithëse i hahet ushqim jo i shëndetshëm, mundohet të ushqehet sa më shëndetshëm në vaktet kryesore. Megjithatë ajo e prish regjimin sa herë ka neps të madh për diçka (në këtë rast ëmbëlsirat).

Gjithashtu, ndjekësit ishin kuriozë të dinin nëse Afërdita ka pasur simptoma gjatë fillimit të shtatzënisë së saj, ndërsa ajo tregoi se ka qenë shumë mirë dhe s’ka pasur asgjë.

Përsa i përket emrit të bebushit, dyshja ende nuk e ka gjetur por edhe kur ta gjejnë, do ta mbajnë sekret derisa të lindë.

Afërdita rrëfeu gjithashtu se dhoma e djalit të tyre do të jetë gati në muajin shkurt dhe atëhere do ta ndajë edhe me ne.

Nga emri tek dhoma e gjumit/ Afërdita Dreshaj ndan çdo detaj me

Nga emri tek dhoma e gjumit/ Afërdita Dreshaj ndan çdo detaj me

Nga emri tek dhoma e gjumit/ Afërdita Dreshaj ndan çdo detaj me

Nga emri tek dhoma e gjumit/ Afërdita Dreshaj ndan çdo detaj me

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore