Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nga ditëlindja e Bora Zemanit, moderatorja zbulon frazën që i jep forcë çdo ditë

Nga ditëlindja e Bora Zemanit, moderatorja zbulon frazën që i jep

Me 9 janar, prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe por mbrëmjen e kaluar ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj.

Për “Ftesë në 5”, Bora tha se ishte shumë e lumtur për praninë e të gjithëve, përfshirë miq e bashkëpunëtorë. Ndërsa për fjalët më të bukura, shprehet se ia dedikon djali i saj, Arbori, i cili i thotë çdo ditë: “mami, ti je shtëpia ime”.

Bora Zemani: Jam shumë e lumtur se për të gjithë këto vite kam pasur të bëj me shumë njerëz, me kolegë, me miq, me shokë e bashkëpunëtorë të cilët i kam mbledhur sot këtu dhe kam përshtypjen që këto janë rastet kur e kupton se ke njerëz të mirë afër teje dhe patjetër që kjo të bën të ndihesh shumë e lumtur.

Fjalët më të bukura, Arbori mi thotë çdo ditë se janë fjalët që më japin forcë. E nis ditën me një fjalë të bukur nga Arbori por së fundmi më ka gjetur një gjë që më thotë “mami, ti je shtëpia ime”. Kjo është fraza e këtyre kohëve që mua më lumturon, më mbush shumë. Për atë që na pret mbetet për tu parë. /T.CH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore