Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Nëse nuk e vlerëson, burrërinë e tij do tregojë”/ Einxhel zbulon se i ka dhënë Donaldit një mundësi të dytë

“Nëse nuk e vlerëson, burrërinë e tij do

BB VIP – Einxhel ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se i ka dhënë një mundësi të dytë Donaldit, e si pasojë është në pritje që ai ta vlerësojë këtë gjest.

Moderatorja e njohur e bëri këtë deklaratë teksa bisedonte me partnerin e saj, Dagzin, teksa qëndronte në ambientin e suitës.

“I kam dhënë një mundësi të dytë. Unë pres që ai ta vlerësojë këtë gjë. Mund edhe mos t’i interesojë këtë gjë por kam pritur që ai të tregohet aq i zgjuar që unë kam zgjedhur të bëj këtë gjë dhe jo diçka tjetër. Unë kam deklaruar që nuk flisja me të, por nuk kam thënë kurrë arsyen pse. Po pres që ai ta vlerësojë këtë gjë, jo mua si person por gjesti. Është gjest burrash dhe nëse ai nuk e vlerëson, burrinë e tij do tregojë. Nëse do kisha qenë në vend të atij do e kisha vlerësuar’’, tha ajo.

Gjithashtu Einxhel shtoi se në shumë situata ka zgjedhur ta mbështesë Donaldin si lojtar, edhe kur nuk është dashur ta bëjë këtë gjë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore