Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Nëse do fikeshin kamerat do bëja dashuri me Luizin"/ Kiara: Do jetë gjëja e parë që do bëjmë kur të dalim

"Nëse do fikeshin kamerat do bëja dashuri me Luizin"/ Kiara:

Olta dhe Kiara kanë kaluar disa orë së bashku mbrëmjen e djeshme brenda suitës së improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vajzat u janë përgjigjur dhe disa pyetjeve të përgatitura nga vëllai i madh, teksa një prej tyre ka qenë se çfarë do të bënin në shtëpi nëse kamerat do të fikeshin për 60 minuta.

Kiara ka deklaruar se do të bënte dashuri me Luizin, ndërsa shtoi se kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjnë sapo të dalin të dy jashtë nga shtëpia.

Kiara: “Do të bëja dashuri me Luizin.”

Olta: “Unë do shikoja Kiarën dhe Luizin, do vija t’ju bezdisja se s’bën. Do mbaja dhe qëndrim. ‘O Kiara, ça bën ti kështu me?’. Dëgjo, po tani, kur të dalë Luizi, gjëja e parë që do bëni do jetë dashuri apo do prisni sa të shkoni në Maldive?”

Kiara: “Do presim nja një javë sa të shkojmë në Maldive se jemi mësuar nuk ka ndonjë problem. Çështë kjo pyetje. Normale që gjëja e parë që do bëjmë është dashuri. Kemi 90 ditë.”

Olta: “Si stë vjen turp, nuk i dëgjon na Leta këto?”

Kiara: “Nëna Leta ka fjetur tani”

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore