Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nënë e 4 fëmijëve, aktorja shqiptare flet për lidhjen me futbollistin 20 vite më të vogël se vetja

Nënë e 4 fëmijëve, aktorja shqiptare flet për lidhjen

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, është përfolur jo pak për marrëdhënien e saj me futbollistin afrikan, Keith Owen, e kjo për shkak të diferencës së moshës jo të vogël mes tyre, gati 20 vite.

Nënë e 4 fëmijëve, aktorja shqiptare flet për lidhjen

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo tregoi njohjen me të, ndërsa tha se as nuk e dinte moshën e tij.

Aktorja simpatike, nënë e 4 fëmijëve, u shpreh se i dashuri është vetëm një vit më i madh se djali i saj, por shtoi se marrëdhënia e tij me fëmijët është shumë e mirë.

Nënë e 4 fëmijëve, aktorja shqiptare flet për lidhjen

Ajo shtoi se nuk kanë bërë plane me futbollistin për martesë, por se momentalisht po shijon marrëdhënien pa asnjë presion.

Nënë e 4 fëmijëve, aktorja shqiptare flet për lidhjen

“Nuk e dija sa vjeç kishte, e kam njohur se vinte në lokalin tim, po nuk më ka bërë përshtypje si mashkull, por shoqes sime të ngushtë i ka thënë “po më pëlqen Adriana dhe dua të dal me të”. Ok dola, por kurrë nuk e pyeta për moshën, por mendoja se ishte diku te 27-vjeç, por në fakt ishte 21. Ne u thelluam në muhabet, ai kishte ditëlindjen dhe unë harrova dhe ta pyes. Pastaj pyeta shoqen se sa vite bëri, por as ajo nuk e dinte. Pastaj kemi folur, ka qenë një periudhë e gjatë që vetëm i kemi shëtitur, bashkë me shoqen time, nuk kishim asgjë bashkë. Djali me të dashurin kanë një vit diferencë. Unë me fëmijët kam një komunikim shumë të mirë, bashkë me ta jam rritur edhe unë, më konsiderojnë më shumë si motër se sa si nënë. Vajza ndonjëherë është më e rritur se unë dhe më tha: “Mami ti nuk di të sillesh, ai po duket më i madh se ti”. Fëmijët e mi e duan shumë dhe ai i do shumë. Fëmijëve ja tregova drejt dhe djalit, Bojkenit, ja thash, por kisha më shumë problem si do t’i transmetonin shoqëria. Pak para se të njihja Kitin, fëmijët më ngutnin të gjeja dikë, por pastaj vajza më pa duke folur me Kitin dhe ajo filloi duke më ngacmuar”, tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore