
Nëna gjen vajzën në klub nate duke pirë, momenti kur e largon me dhunë (VIDEO)
Një rast aspak i zakontë ka ndodhur në një klub nate në Peru. Një adoleshente kishte shkuar në një klub nate me miqtë dhe në dyert e lokalit në një moment u shfaq e ëma e saj shumë e nervozuar.
Ajo i hodhi një shikim dhe menjëherë e përcolli jashtë klubit të natës, ku gjithë kohën e godiste me rrip në këmbë. Dikush që ishte i pranishëm në atë klub nate në Pacasmayu, e filmoi ngjarjen dhe e shpërndau në internet.
Raportohet se vajza e re nuk kishte kërkuar leje nga prindërit për të dalë, por ajo çfarë e nervozoi më shumë të ëmën e saj është fakti se gjeti të bijën adoleshente duke pirë birrë.
Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbrojtje nënës, duke konsideruar se fëmijët duhet t’i respektojnë prindërit, pasi ata ua duan më të mirën.
Megjithatë ka pasur edhe prej atyre që mendojnë se me këtë veprim kjo nënë nga Peruja e ka tepruar.








Të flini më shumë, ju ndihmon të humbisni peshë!
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




