Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Nën “ethet” e nominimit, Olta ka një kërkesë për Luizin!

Nën “ethet” e nominimit, Olta ka një kërkesë

Nominimi “kokë më kokë” i Olta Gixharit me Kiara Titon është tema e javës jo vetëm në publik, por edhe në shtëpi.

Siç ndodh zakonisht në këto raste, moderatorja u shpreh në një bisedë me Oltën, Dean dhe Luizin se nëse ajo nuk del, ose nëse ka biletë kthimi, loja në shtëpi do ndryshojë totalisht.

Kiara shtoi se nëse të dielën do jetë ende në shtëpi, propozoi që ata të ndahen në dy çifte, Luizi me Oltën dhe Kiara me Dean.

Banorët i biseduan të gjitha skenaret, madje edhe daljen e Oltës. Kjo e fundit tha se në qoftë se publiku vendos që ajo të largohet nga shtëpia, edhe nëse ka biletë kthimi, nuk do kthehet më. Ajo shtoi se e ka menduar këtë gjë, pasi e ka marrë malli për bashkëshortin dhe djalin e saj.

Luizi i tha Oltës se aty e ka familjen dhe të mos flasë si Armaldo. Olta nga ana tjetër, iu drejtua Luizit duke i kërkuar një nder. Gjithmonë duke u bazuar në teorinë “nëse dal të shtunën”.

Aktorja i kërkoi këngëtarit që pas daljes së saj, ta shprehë me shumë sinqeritet mendimin që ka për të. Luizi i tha se do ta bëjë, madje ai i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore